Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Numëri i të ardhurve nga Kosova ka mbrritur në shifrën e dhjetë mijë vetëve. Aktualisht funksionojnë 6 kampingje dhe pika vendosjeje për pjesën dërrmuese të të ardhurve. Miratimi i një fondi prej rreth 22 milion lekësh të reja nga qeveria për këtë rreth ka bërë të mundur kapërcimin e emergjencës. Ndërkohë që në banesat e qytetarëve kanë gjetur strehë rreth 5500 persona.
Ndërkaq shumë të ardhur janë shpërndarë nëpër komuna dhe qytete të tjera të kësaj prefekture. Prefekti i Elbasanit Durim Hushi flet për këtë gjendje përmes Tv Klan.
Durim Hushi, Prefekti i Elbasanit:- “Në rrethin e Elbasanit janë rreth dy mijë vetë në Peqin, rreth 1700 vetë në qytetin e Librazhdit dhe rreth 500 vetë në qytetin e Gramshit. Kemi një kamp në Librazhd, në të cilin aktualisht tani janë rreth 1300 vetë, që ka prespektiva për tu zgjeruar shumë më tepër. Kemi një kamp në Peqin me 2000 vetë, kemi dy minikampe në Elbasan, një në fshtin Shushicë, kemi kthyer dhe shkollën Pedagogjike rezidencë të përhershme me rreth 500 vetë. Shumica e organizata humanitare OJQ, të cilat kryejn aktivitet në prefekturën e Elbasanit kanë shprehur gadishmërinë e tyre për tu marrë e për tu kujdesur për ata të ardhur që janë aktualisht”./tvklan.al
Gazetar – Aleksandër Çipa