Kur vjen fjala për balada dashurie, ajo mund të konsiderohet si një nga këngëtaret më romantike në industrinë muzikore shqiptare. Elita Reçi është këngëtarja nga Struga, e cila rikthehet në “Kënga Magjike” pas 5 vitesh për të tretën herë me një baladë dashurie.
Kënga e saj titullohet “As ajo…”. Ndër vite Elita Reçi është shquar për baladat e saj, kontributin në muzikën e lehtë, por edhe atë popullore, duke u bërë një ndër përfaqësueset më të denja të muzikës nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Kur flitet për paranë, sigurisht që çdokush nga ne do të dëshironte të zotëronte shifra marramendëse dhe një jetë luksoze.
Të tilla pyetje iu drejtuan edhe Elita Reçit, e cila zgjodhi të flasë për marrëdhënien e saj me paranë.
Në intervistën me Ardit Gjebrean ajo u shpreh se: “Paratë nuk kanë qenë asnjëherë problem në jetën time, sespe nuk është se kam pasur aq shumë sa të kuptoj kë kam mik dhe kë jo. Nuk jam e varur nga paraja dhe mendoj që e udhëheq unë atë, jo paraja mua”.
/tvklan.al