Në fillim të viteve 2000, ajo u bë një ndër këngëtaret më të dashura me baladën “Loti s’është tharë”.

Ndër vite Elita Reçi është shquar për baladat e saj, kontributin në muzikën e lehtë, por edhe atë popullore, duke u bërë një ndër përfaqësueset më të denja të muzikës nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ajo rikthehet pas 5 vitesh në “Kënga Magjike” me këngën “As ajo…”

Pyetjet në pentagramin e Elita Reçit u lidhën me paratë. Ardit Gjebrea drejtoi pyetjen: “A mund ta blejë paraja buzëqeshjen?”

Sigurisht që në një botë materialiste, paraja është domosdoshmëri, e shumëkush lufton fort për prestigjin që kjo e fundit fal, por Elita Reçi na la të kuptojmë se nuk është gjithmonë rasti “paraja blen lumturinë”.

Drejtuar pyetjes nga Ardit Gjebrea, ajo dha përgjigjen: “Dentistët paguhen shumë dhe di që me para do mund të blinim një palë dhëmbë të bukura dhe perfekte, por mendoj që një buzëqeshje të vërtetë nga thellësia e shpirtit, paratë nuk do mund ta blinin asnjëherë”.

Elita pohoi se lumturinë e gjen tek vajza e saj Ada dhe tek familja.

/tvklan.al