Pavarësisht se Lazio u mposht, ndeshja ndaj Udinese-s, ishte e veçantë për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj.

Shkodrani arriti shifrën e jashtëzakonshme, të plot 300 ndeshjeve në Serie A, gjatë gjithë karrierës së tij. Ndaj Udinese-s, shqiptari u aktivizua në minutën e 82-të nga stoli, në vendin e Marusic.

Klubi i Lazio-s bëri një dedikim për Hysajn në rrjetet sociale, pas 300 ndeshjeve në elitën e futbollit italian.

Gjatë karrierës së tij, 30-vjeçari luajti me Empolin, ku kishte shkëlqimin e tij, por edhe me Napolin, me trajnerin Mauricio Sarri.

Aventurën më të gjatë Hysaj e kishte te Napoli, me fanellën e të cilëve numëron 179 ndeshje dhe një gol i shënuar.

Nga viti 2013, mbrojtësi është edhe pjesë e Kombëtares shqiptare dhe me fanellën kuqezi numëron 86 ndeshje të luajtura, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. /tvklan.al