Sir Elton John është nderuar me ccmim prestigjioz nga Princi Charles në njohje të karrierës së tij të suksesshme në muzikë dhe fushatave sensibilizuese për AIDS. Muzikanti u bë anëtar i Urdhrit të Shoqëruesve të Nderit nga Princi i Uellsit gjatë një ceremonie në Kështjellën Windsor.
Charles, 72 vjeç, u fotografua duke biseduar me Sir Elton ndërsa ai i dorëzonte atij çmimin.
74-vjeçari, i cili u e nderua me titullin e nderit “Kalorës” për shërbimet ndaj muzikës dhe bamirësisë në vitin 1998, ka shitur më shumë se 300 milionë CD në mbarë botën gjatë një karriere në muzikën pop që përfshin më shumë se pesë dekada prezencë në skenë. Hitet ndër vite të tij përfshijnë këngët e famshme: “Rocket Man”, “I’m Still Standing” dhe “Blue Eyes”, e deri te bashkëpunimi i fundit me Dua Lipën, “Cold Heart”.
Klan News