Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor propozon autonomi të plotë për spitalet në mënyrë që skema e tyre e financimit të zgjerohet me shumë në kontratat që do të lidhen për vitin 2010.
Elvana Hana: “ Po një nga këto ndryshime është për shembull liberalizimi ose autonomia e plotë e spitaleve, në mënyrë që ata të jenë vetë përgjegjës dhe të mos menaxhohen nga nivele më sipër, por të menaxhohen direkt nga drejtori i spitalit; pra jo nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, apo Ministria e Financave, por vetë drejtori të jetë përgjegjës për menaxhimin fondeve, të cilat i jepen spitalit. Në këtë vit kemi pasur disa lehtësira përsa i përket bërjes së tenderave të medikamenteve, pra ka patur disa. Ne si specialistë kemi parë që janë kryer çik më shpejt këtë vit se vitet e tjera, pra drejtorët e spitaleve kanë qenë më të interesuar, pasi kanë ndjerë një çikë lirshmëri sa i përket të ardhurave dytësore apo pagave dhe sigurimeve.”
Po ashtu kontratat e reja parashikojnë dhe një sërë sanksionesh apo penalizimesh për mjekët nëse do ta shkelin atë. Kjo është dhe një nga çështjet, e cila po diskutohet me drejtorët e spitaleve./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami