Rritet kërkesa për të përfituat shërbimin shëndetësor falas në poliklinika. Vetëm për vitin 2009, 296 mijë persona janë paraqitur në qendrat shëndetësore në mbarë vendin për të hapur librezën e shëndetit që ju siguron, vizita falas dhe medikamente me rimbursim.

Kjo shifër u bë publike nga drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana gjatë analizës vjetorë.

Elvana Hana: “Hapja e librezave të reja që ka arritur në numrin 296 mijë për vitin 2009. Në të gjithë Shqipërinë pjesa më e madhe është hapur në Tiranë që tregon një interesim shumë të madh të popullatës për skemën e sigurimeve të kujdesit shëndetësor duke hequr dorë një pjesë e madhe nga pagesat informale që kryejnë në drejtim të mjekut qoftë në parësor ashtu edhe në spitalor.”

Po ashtu gjatë vitit që lamë pas vërehet edhe zbatimi i sistemit të referimit, për pasoje vetëm gjatë muajit Dhjetor numri i pacientëve që janë vizituar nga mjeku i familjes në shkallë vendi është 55 142 persona./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami