Lajme Arkiva 2003

Në fund të këtij muaji pritet të shpallen zyrtarisht emra të rinj në disa prej strukturave drejtuese në policitë e qarqeve të vendit si dhe ato të drejtuesve në Ministrinë e Rendit. Këto ndryshime konfirmohen nga burimet e kësaj ministrie ku në zyrën e ministrit Luan Rama kanë mbërritur tashmë emërimet e reja dhe shkarkimet.

Burimet ende nuk konfirmojnë emra konkret lëvizjet e reja në postet drejtuese konfirmojnë emra konkret. Lëvizjet e reja në postet drejtuese të policisë argumentohen me faktin se po përgatiten gradat e reja policore.

Në zbatim të ligjit përkatës për inkuadrimin e gradave ushtarake në gradat e policisë së shtetit si  dhe përcaktimit të funksioneve që do të ushtrohen sipas tyre.

Krerët e Ministrisë së Rendit kanë studiuar ndërkohë dosjet e kuadrit dhe kanë nxjerrë të dhënat e nevojshme për gradat që do të jepen, janë përgatitur dhe plotësuar formularët me të dhënat e personelit të policisë dhe janë bërë takime me shefat e zyrave të personelit në drejtoritë e qarqeve.

Një ditë më parë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Bajram Ibraj e veçoi si një çështje mjaft shqetësuese emërimin e personave mjaft të rinj në moshë dhe që sapo kanë mbaruar akademinë e policisë në struktura drejtuese që kërkojnë një përvojë të madhe.

Ndërkohë ministria e Rendit ka njoftuar se të gjithë efektivave të policisë do tu shpërndahen uniforma të reja si edhe shenja dalluese./tvklan.al