Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministrja Giorgia Meloni, qeveria italiane ndërmorri hapat ligjorë që do të mundësojnë dërgimin e emigrantëve në Shqipëri.
Qeveria miratoi një dekret me fuqinë e ligjit për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga Gjykata e Romës për zbatimin e marrëveshjes për emigrantët me Shqipërinë.
Përmes këtij dekreti bëhet rishikimi i listës së vendeve të sigurta dhe përcaktohet përditësim i saj në mënyrë periodike.
Ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë së Italisë sqaruan në një konferencë për mediat pas mbledhjes se lista e re përfshin 19 vendeve origjine si të sigurta, duke hequr prej saj vetëm Kamerunin, Nigerinë dhe Kolumbinë.
Kjo do të thotë se autoritetet e migracionit mund të përshpejtojë shqyrtimin e kërkesave nga azilkërkuesit nga ato vende dhe të bëjnë rikthimin e emigrantëve që nuk kualifikohen për të qendruar në Itali.
Ndërhyrja me shpejtësi e qeverisë së djathtë vjen pas një vendimi të gjykatësve italianë të premten e kaluar kundër ndalimit të emigrantëve dhe dërgimit të tyre në Shqipëri.
Para mbledhjes, Meloni shprehu përmes një postimi në Facebook, vendosmërinë për të mbrojtur kufijtë e Italisë dhe për rivënë në zbatim parimin thelbësor, se në këtë vend hyet vetëm në mënyrë të ligjshme.
Ndërkaq, partia opozitare ‘Lëvizja 5 Yjet’ paditi në Gjykatën e Auditit në Romë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në padi thuhet se kostot e dërgimit në Shqipëri vetëm 16 emigrantëve i kushtojnë buxhetit italian deri 290 mijë Euro, shpenzime sipas ‘5 Yjeve’, tejet të ekzagjeruara.
Tv Klan