Vijon edhe sot seria e audicioneve të Realiti Shout më të ri në Televizionin Klan “Lider”. Në mbrëmje, 7 konkurrentët e rinj do të shfaqen në serinë e 4 të këtij audicioni përpara një paneli të specializuar ekspertësh. Do të njiheni në këtë mënyrë me Sajmir Qajalliun, Xhulieta Treskën, Julian Adilin, Eni Zylën, Ervin Çobanin, Erlis Hoxhën dhe Daniela Zeron. Janë këta të rinj të cilën me ambicien e tyre për një politikë ndryshe sjellin performancën e Liderit sipas tyre në një përpjekje për të ofruar më bindësen.

Xhulieta Treska: “Mendoj që duhet të ekzistojë një sistem më i mirë informimi ku të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe ata të cilët përfundojnë gjimnazin të kalojnë nëpër këto organizatë që t’i orientojë mbi mundësitë e tyre për t’u arsimuar dhe për t’u punësuar”.

Të sigurt në vetvete dhe me guximin e ambicien për të qenë secili udhërrëfyesi i zgjedhuri më i miri. Ata garojnë në këtë përballje me pikën e tyre të fortë binomin e pa ndashëm të prirjeve dhe përgatitjes së tyre.

Sajmir Qajalliu: “Të gjithë i bëjmë pyetje vetes dhe njëri-tjetrit. A do bëhet Shqipëria? Kjo nuk është pyetja e duhur. Ajo që duhet t’i themi vetes dhe njëri-tjetrit! A do fillojmë ta bëjmë Shqipërinë?”.

Në kërkim të liderit të së ardhmes një etalon ndryshe nga ajo që ofron realiteti i përditshëm./tvklan.al

Gazetare: Xhumelina Dervishi