“E kam njohur vetëm nëpërmjet fotografive, sepse atë nuk e kam parë asnjëherë, shpresoj shumë ta njoh, por nuk i dihet”.
Një e premte e gjatë dhe plot surpriza ishte ajo e djeshmja me “Njerëz të Humbur”. Gjatë këtij takimi u publikua gjetja e 2 personave Eduart Dyrmishi dhe Elsa Ismaili, së fundmi nuk janë më pjesë e familjes së të humburve.
Më në fund në telat e telefonit, aty ku qëndron mungesa, malli, dashuria, një melodi e ëmbël, një zë i dashur dëgjuar për familjen e Elsa Ismailit dhe Eduart Dyrmishit.
Dy raste personazhesh të zhdukur para viteve ’90, u trajtuan mbrëmjen e djeshme. Historia e Nexhip Starit dhe Valter Brinjës është ndër përpjekjet e para të djeshmëve shqiptarë për t’u arratisur drejt perëndimit.
Dëshmi të shumta mbërritën dje në studio për fatin e këtyre djemve. Ndërsa rasti tjetër ishte ai i Ramadan Rexhmataj. Historia e një ushtaraku që mbase është përfshirë me hir ose pa hir në qarqe spiunazhi. Siç ndodh rëndomtë në çdo mbrëmje me “Njerëz të Humbur”, një tjetër rast prej shteti grek. Bëhet fjalë për Gjon Toninin, një kryefamiljarë shembullorë që zhduket në zakonshmërinë e një dite. Telefonata të shumta prej shqiptarëve me banim në Selanik ngrenë shpresa të shumta për fatin e Gjonit./tvklan.al
Gazetare: Lori Pyze
Montazh: Ergis Hasanbelli