E premtja e djeshme në Njerëz të Humbur ka qenë një natë speciale dhe me shumë surpriza. Që në minutat e para u bë e mundur gjetja e djalit nga Vlora, Orges Brahimi, që kishte humbur kontaktet me familjen para katër muajsh.

Aida Shtino: “Ne ta kemi gjetur Orgesin”.

“Faleminderit!”

Aida Shtino: “Është shëndoshë e mirë. Ndodhet në shtetin grek. Punon si çoban. Ka shkuar për të mbledhur disa lekë dhe për t’i sjellë në familje.”

“Orges Brahimi je?”

Orges Brahimi: “Po”.

“Si je?”

Orges Brahimi: “Mirë.”

“Mirë. Po, ku ndodhesh?

Orges Brahimi: “Greqi”.

“Pse nuk ke folur me prindërit gjatë gjithë kësaj kohe?”

Një takim pas 54 vjetësh u realizua në këtë mbrëmje. Marina Marku i kishte kërkuar rrënjët e saj biologjike që fëmijë.

Aida Shtino: “Do të të jap dy lajme. Me lindjen tënde nëna jote ka humbur jetën.”

Marina Marku: “Çfarë t’i bësh”.

Aida Shtino: “Megjithatë ti ke një motër dhe motra jote sonte ndodhet në studio. Ka ardhur”.

Më tej u publikua historia e Enver Musiç që rezulton i humbur që prej vitit 1983.

Një rast që kishte mbërritur në mënyrë urgjente, u finalizua edhe ai me gjetjen e të cilit çdo gjë u verifikua brenda dy orëve./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami