Njerëz të humbur si çdo javë vazhdon misionin për të kërkuar shumë persona që kanë humbur kontaktet me familjarët për shumë vjet.
Mbrëmja u hap me rastin e parë, i cili u kurorëzua edhe me gjetje. Ishte Mhill Doçi, që kishte shkëputur çdo kontakt me të afërmit që më 13 Janar 2010.
Qytetare: “Me ka marrë sot në orën 8 e gjysmë në një numër telefoni edhe me tha jam në Greqi”.
Aida Shtino: “Mhill Doçi është shëndoshë e mirë. Më në fund ai është bërë i gjallë ka telefonuar dhe largohet kështu nga familja e të humburve në emisionin tonë”.
Alfred Muhe djali nga Dibra, për të shfaqen shenjat e para të jetës pas 10 vitesh.
Gazetare: “Një person na pohon se ka qenë në një burg të Anglisë me Alfred Mullën, ekzaktësisht vendin nuk po e bëj publik “.
Aida Shtino: “Në një burg në Angli me Alfred Mullën?
Gazetare: “Po, ka ndarë pra të njëjtën dhomë qelie pikërisht përpara katër muajve dhe gjatë bisedës me të i ka pohuar që quhej Alfred Mulla”.
U bënë shumë javë që publikohet historia e Eda Koldashit. Kësaj here mbërriti një fotografi, ku ngjashmëria me të duket se përputhet. Rikthehet sërish historia e Arjan Bulkut, ku dëshmi të reja vijnë nga Kosova.
Qytetar: “Një koleg i joni edhe ai e ka parë njëherë, dy herë, e kemi shikuar. Na u ka dukur si personi panjohur në Prishtinë këtu në hotelin ku”./tvklan.al