“Njerëz të humbur” çeli mbrëmë direkt nga Televizioni Kombëtar Klan emisionin e parë për vitin 2010. Kjo mbrëmje u hap me historinë e një vajze 16-vjeçare nga Durrësi, e cila ishte larguar nga shtëpia më 28 qershor 2009. Informacionet ishin të shumta dhe ndihmuan në gjetjen e saj.
Aida Shtino: “Greta Tuda tashmë largohet nga familja e të humburve. Atëherë, lajm i mirë për Greta Tutën, mund të, tashmë jeni e qetë apo jo? Vajza është shëndoshë e mirë, nesër tha do të kthehet”.
Një tjetër histori u publikua , zhdukja e Arian Bulkut, i cili humbi çdo kontakt me të afërmit fundvitin që lamë pas. Rrjedha e emisionit vazhdoi me 28 vjeçarin nga Vlora Riza Koçiraj.
“Askush nuk e di zgjidhjen që mund ti ketë dhënë të ardhmes Riza Koçiraj. Udhëtimi me traget me kunatin deri në Durrës dhe vazhdimi më tej deri në shtëpinë e këtij të fundit, ruajnë vlerat e të zakonshmes.”
Rubrika “Kthim pas vitesh” mbylli natën e djeshme.
“Po ashtu siç mund të kapesh hijen, po ashtu edhe Kasimi duket se nuk arriti të njohë në moment siluetën e ngjashme më dajën e tij, zhdukur në 1987-n.”
Rasti i Fatmir Shenit, një histori e çuditshme dhe me shumë rrethana misterioze, ngjalli kureshtjen e shumë teleshikuesve, të cilët telefonuan edhe në orët e vona./tvklan.al