“Njerëz të Humbur” vijon të publikojë vazhdimisht raste të shumta dhe të larmishme. Hapja e emisionit u bë me rastin e vajzës nga Fieri, Refie Muçaj ku duket se pas kësaj çështje qëndrojnë murgeshat.
Sadetin Sharkiqi ishte historia e dytë ku viti 1990 përbën dhe arratisjen e tij. Natës së djeshme nuk i ka munguar edhe një lidhje direkte me emisionin “Fosto tune”.
Aida Shtino: “Dhamë të dhënat për të dy personat, për Lativ Balon dhe për Panajotis Papadhatos ndërkohë ata do të kërkojnë pikërisht për një informacion që kemi marrë gjatë natës së sotme për Lativ Balon që është parë në një burg në Athinë. Gjithsesi ata do të verifikojnë për çfarë burgu bëhet fjalë, nëse vërtet ndodhet aty apo jo si dhe dhamë dhe të dhënat për Panajotis Papadhatos pasi siç e shikoni në këta dy persona kemi disa gjëra shumë të përbashkëta.”
Mbrëmja u mbyll me rastin e Elda Koldashit nga Elbasan. Një intelektuale që mendoi për një jetë më të mirë duke humbur çdo gjurmë për 18 vjet.
Mësuese e gjuhës frënge në një shkollë 8-vjeçare të qytetit të Elbasanit, ajo gëzonte respektin e kolegëve dhe nxënësve. Ikja nëpër natën e 9 Shtatorit të vitit 1992 sigurisht ishte më e vështira në jetën e saj./tvklan.al