E hëna e parë e vitit 2021 për programin “Love Story” ishte e mbushur më shumë të papritura. Pak minuta para fillimit të ceremonisë së trëndafilave, fill pasi kishte provuar emocionet e takimit të saj të parë me Saimirin, Valentina vendosi të tërhiqet zyrtarisht nga programi.

Saimiri respektoi vendimin e Valentinës dhe i dhuroi asaj trëndafilin e fundit, madje zbuloi edhe një surprizë qe kishte rezervuar për mbrëmjen: si nata e parë e vitit, ai nuk do të eliminonte asnjë prej vajzave në program.

Mbrëmja e episodit të tetë të “Love Story” solli për shikuesit emocionet e tre takimeve: Ariana në palestër dhe SPA, Generda në Shtëpinë e Dashurisë dhe Valentina një pasdite të këndshme hipizmit, ku kaluan momente njohje dhe zbuluan më shumë rreth vetes për Saimirin edhe për teleshikuesit.

Për të sheshuar pretendimet e ngritura episodin e shkuar nga Silvana rreth raporteve të Saimirit me vajzat jashtë programit, producentet Vera Granocka dhe Alketa Vejsiu i dhanë mundësinë konkurrenteve të shpjegonin gjithçka.

Pohimet e vajzave konfirmuan në fakt se asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre përtej kamerave, madje Vejsiu e ftoi publikisht Silvanën të ishte e pranishme në studio në episodin e ardhshëm.

Momente gazmore përshkruan mbrëmjen përmes batutave që vajzat kishin rezervuar mbi Saimirin si dhe një interviste Live që Alketa Vejsiu organizoi në çast me Saimirin me pyetje direkt nga shikuesit, ndërkohë programi vijon nga e marta në të premte në Klan Plus në orën 18:20 si dhe në kanalin e RTV Klan në Youtube. 

Tv Klan