Roma regjistroi fitoren e dytë radhazi në Serie A. Verdhekuqtë triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Udinese-s në transfertë, me përmbysje.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të bardhezinjve, falë golit të shënuar nga Luça në minutën e 38-të.
Megjithatë pjesa e dytë ishte histori tjetër. Pellegrini barazoi shifrat në minutën e 50-të, ndërsa Dobvyk përmbysi rezultatin në 2-1 për Romën nga penalltia.
Kjo fitore ngjit kryeqytetasit në vendin e nëntë me 30 pikë, ndërsa Udinese mban vendin e 11-të me 26 pikë. /tvklan.al