Erla Mëhilli: “Sot Edi Rama për të maskuar humbjen e tij sërish bëri fjalë për krim elektoral, por kësaj radhe hoqi çdo maskë dhe shpalli kriminelë elektoralë komisionerët socialistë, të cilët në përputhje me ligjin me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare, së bashku me komisionerët e forcave të tjera politike i garantuan vendit procesin zgjedhor me integritetin më të lartë në të gjithë historinë e tij. Partia Demokratike duke shprehur respektin e thellë për komisionerët e të gjithë forcave politike dhe për punën dhe përkushtimin e tyre denoncon edhe një herë qëndrimin e Edi Ramës të motivuar totalisht nga përgjegjësia që ka për humbjen e zgjedhjeve dhe rënien në pakicë në Tiranë dhe në një sërë qytetesh të tjera në nivel lokal. Zoti Rama, Partia Demokratike të ftoi të përballeshe me shqiptarët, por t’i iu fshehe prapa karriges së bashkisë. Ti humbe, zoti Rama. Tani mos u fshih pas alibive të kota prej humbësi në panik, por përballu me socialistët”./tvklan.al