Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Stabiliteti ekonomik dhe mirëkuptimi politik, janë dy faktorë të rëndësishëm për procesin e integrimit. Kështu është shprehur sot Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi në një takim që ka pasur me të rinjtë e lëvizjes Mjaft. Në fjalën e saj, zonja Meksi ka theksuar se nuk ekziston asnjë kompleksitet të punosh me të rinj, pasi vetë procesi është i ri.

Ermelinda Meksi:- “Realisht procesi i integrimit kërkon dy faktorë kryesorë, stabilitet dhe mirëkuptim politikë, pa të cilin është e pamundur realizimi i një reforme të thellë ekonomike, që e shpie vendin aspirues në standardet që kërkon BE”.

Më poshtë zonja Meksi i ka cilësuar këta të rinj, si një nevojshmëri për të ndihmuar në këtë proces, në të cilën ata zënë një vend të rëndësishëm në shoqëri dhe janë vetë pjesë e procesit të integrimit./tvklan.al