Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ermir Dobjani 47-vjeç, me origjinë nga Kavaja është shpallur sonte zyrtarisht në parlament, Avokati i parë i Popullit Shqiptar. Në raundin e tretë të votimeve kanë marrë pjesë 120 deputetë. Pas numërimit të votave komisioni i përbërë nga deputetët Hamdi Jupe, Aleksandër Meksi, Teodor Laço. Spartak Braho dhe Afrim Çenga, ka shpallur rezultatet përfundimtare.

Ermir Dobjani ka marrë 104 vota, Daver Çano 8 vota dhe kanë rezultuar të pavlefshme 8 vota. Dobjani është aktualisht doktor i shkencave në fushën juridike si dhe shef katedre në shkollën e magjistraturës.

Në vitin ’97 Dobjani ka qenë anëtar i KQZ. Avokati i Popullit ka mandate 5 vjeçar për të zgjidhur mosmarrveshjet mes administratës dhe qytetarëve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame