Kompania Erzeni, një nga emrat më të spikatur në industrinë e bulmetit në Shqipëri, ka fituar një nga çmimet më të lakmuara ndërkombëtare, Çmimin e Artë në “World Cheese Awards 2024” të mbajtur në Viseu, Portugali. Djathi i tyre “Amanter”, një djathë i fortë i stazhonuar për 15 muaj, i prodhuar nga qumështi i deleve është vlerësuar për cilësinë e tij të jashtëzakonshme dhe aromën unike.

Aroma dhe Cilësia e shkëlqyer ishin ndër faktorët që bindën një panel ekspertësh ndërkombëtarë të industrisë së bulmetit. Në këtë kompeticion të njohur globalisht, ku morën pjesë mbi 4,786 lloje djathrash nga 1,032 kompani, djathi “Amanter” arriti të dallohet falë përkushtimit dhe mjeshtërisë që Erzeni ka treguar ndër vite.

Ky vlerësim i lartë u bë pas një procesi të hollësishëm vlerësimi, ku juria prej 240 profesionistësh nga 39 vende ndau çmimet Bronze, Silver, Gold dhe Super Gold, duke vlerësuar gjithsej 14 djathrat më të mirë në botë.

Djathi i artë Erzeni është prodhuar nga qumështi i mbledhur nga delet që kullosin në zonën e Amantisë, një nga vendet më të mira në botë për kullotje, gjatë periudhës Prill-Qershor. Kjo i jep djathit një aromë unike të frymëzuar nga bimësia dhe klima e këtij rajoni të Shqipërisë, e mjeshtërinë artizanale të prodhuesve të saj.

Erzeni, me këtë njohje ndërkombëtare, konfirmon pozicionin e tij si lider në industrinë e bulmetit në Shqipëri dhe jashtë saj.

Tv Klan