Burreli triumfoi 2-0 ndaj Erzenit, në sfidën e fundit për javën e 20-të në Kategorinë e Parë.
Dopieta e shënuar nga Ferruku në pjesën e dytë, i dha suksesin skuadrës matjane.
Triumfi në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet, e ngjit Burrelin në kuotën e 34 pikëve në vendin e katërt.
Në krahun tjetër, Erzeni duket gjithnjë dhe më afër rënies në Kategorinë e Dytë, pasi mban vendin e fundit me vetëm 7 pikë. /tvklan.al