Raporti i OKB-së për drogat e ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të cilat para pak kohësh ishin një ndër rajonet kryesore transit për trafikimin e lëndëve narkotike. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi, i cili në një njoftim për mediat tha se kultivimi dhe trafikimi i kanabisit është ulur në nivele minimale dhe se Shqipëria nuk është më pjesë e vendeve transit të trafikimit të lëndëve narkotike.
Ahmet Prençi: “Kultivimi i kanabisit tashmë bëhet vetëm në pronat publike, pra në pronat e askujt pa pronarë për sa u përket drogave të forta, raporti konfirmon se që nga viti 2007 kemi një devijim të rrugës së trazitimit të drogave nëpërmjet Shqipërisë ose siç citon raporti tashmë rruga është ajo e Ballkanit veriorë Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe më pas në Austri”.
Prençi përgëzojë bashkëpunimin me agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit si dhe theksojë prioritetin e strukturave të policisë për luftën kundër drogës dhe trafiqeve të paligjshëm./tvklan.al
Gazetari: Julian Kasapi
Operator Petrit Xhaferri