Rastet më të fundit të arrestimeve të punonjësve të policisë së shtetit të implikuar në afera të ndryshme si trafiqe apo veprime arbitrare, ka detyruar kreun e policisë së shteti të mbajë të dhëna dhe statistika në lidhje me ata persona që përdorin uniformën.
Bujar nishani: “Instrumenti i shërbimit të kontrollit të brendshëm në Ministrinë e Brendshme, duke ndjekur me vëmendje, ka evidentuar dhe dërguar vetëm gjatë 3 viteve të fundit për ndjekje penale në organin e prokurorisë 128 punonjës të policisë për veprën penale të veprimeve arbitrare, raste të cilat kanë të bëjnë kryesisht me tejkalimin e kompetencave për përdorimin e forcës”.
Statistikat u bënë publike për herë të parë, për 3 vitet e fundit nga Ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Ato janë dhënë në një takim të kërkuar nga institucioni i Avokatit të Popullit në lidhje me ankesat e shumta që mbërrijnë në dyert e tij, ku të dënuar dhe shtetas të arrestuar të prezumuar ende si të pa fajshëm, trajtohen si kriminel brenda qelive të izolimit./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Klodian Keçi