Raketa drejt Rusisë, Biden i jep dritën jeshile Ukrainës
Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë. Kjo është një lëvizje që përbën një ndryshim të madh të politikës amerikane, duke plotësuar njëherësh edhe kërkesën permanente të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për përdorimin e tyre...