Daniele Maldini është lojtari më i ri i Atalantës. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi bergamask, nëpërmjet rrjeteve sociale. Futbollisti 23-vjeçar ka spikatur këtë sezon te Monza dhe ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Sulmuesi i ka kushtuar arkave të Atalantës rreth 14 milionë Euro, ndërsa nga kjo marrëveshje ka përfituar edhe Milani....