Daniele Maldini është lojtari më i ri i Atalantës. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi bergamask, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Futbollisti 23-vjeçar ka spikatur këtë sezon te Monza dhe ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë.
Sulmuesi i ka kushtuar arkave të Atalantës rreth 14 milionë Euro, ndërsa nga kjo marrëveshje ka përfituar edhe Milani.
Klubi kuqezi kishte ruajtur 50% të kartonit kur e shiti te Monza dhe nga transferimi tek Atalanta, Milani do të arkëtojë rreth 7 milionë Euro.
Maldini ka firmosur me Atalantën kontratë deri në verën e vitit 2029. /tvklan.al