Skandali i publikuar në “Stop”, në pranga një prej mjekëve
Një ditë pas transmetimit të emisionit investigative “Stop” në Tv Klan ku u denoncua një rast ngacmimi seksual në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Policia e Tiranës ka arrestuar mjekun radiolog Pëllumb Hysko dhe teknikun laborant Artur Zeko. Hysko dhe Zeko të cilët u pezulluan nga detyra, akuzohen për shpërdorim detyre dhe ngacmim seksual. Ishte një vajzë...