Kandidati i PD për qarkun e Fierit, njëkohësisht ministër i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi gjatë një takimi që pati në komunat Patos i Sipërm dhe Zharrëz, premtoi se në mandatin e dytë qeverisës së mazhorancës së djathtë nuk do të ketë distancë më të gjatë se 15 minuta për çdo dalje në akset kombëtare.
Sokol Olldashi: “Do të thotë ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend me rrejt rrugor jo vetëm nacional, por edhe rrjet rrugor të brendshëm, modern dhe europian.”
Nga komuna Zharrëzës Olldashi premtoi se çdo shtëpi do të ketë ujë dhe infrastrukturë të mirëfilltë urbane.
Sokol Olldashi: “Në çdo shtëpi në do të çojmë asfalt, në çdo shtëpi do të kujdesemi që të ketë ujë, në çdo shtëpi do të shkojmë në një infrastrukturë të mirëfilltë urbane.”
Duke u ndalur në modelin qeverisës të ofruar nga kjo mazhorancë Olldashi tha, se PD vjen para zgjedhësve me një bilanc pozitiv të premtimeve të mbajtura. Ai premtoi se brenda vitit të parë të mandatit të dytë të PD do të bëhet realitet ëndrra e të gjithë shqiptarëve për lëvizjen e lirë pa viza në BE./tvklan.al