Ka zgjedhur një mënyrë origjinale kryeministri Sali Berisha për t’u takuar me biznesin e vogël, të ashtuquajturin tregu Çam në Tiranë. Vizita ishte surprizë, por i shërbeu kryeministrit të njihet me të gjithë problematikën kryesore të tregtarëve, ku më kryesorja është niveli i lartë i taksave që ata i paguajnë bashkisë.

Kryeministri vlerësoi kontributin e biznesit të vogël, ku punësohet pjesa më e madhe e popullsisë në vend. Ishte kjo arsyeja themelore pse qeveria demokratike 4 vite më parë me ardhjen në pushtet vendosi përgjysmimin e taksave. Ndërhyrje e fortë u bë dhe për taksën për truallin publik.

Por duket se problematika me nivelin e lartë të taksave nuk ka marrë fund, siç dhe i tregon ku tregtar kryeministrit.

Tregtar: “Kemi ankesa për taksat e bashkisë, janë shtrenjtuar taksat, janë rritur 200% taksat. Ne kemi besim të qeveria që çdo gjë do ulet.”

Sali Berisha: “Është e vërtetë që mënyrë absolutisht të dënueshme në dhunim të të gjitha ligjeve , bashkia e Tiranës 2 deri 4-fishoi taksat. Unë dje po bisedoja me një biznesmen tjetër dhe më tha i paguaj taksa bashkisë 4.6 milionë, unë tha po falimentoj. Se si më klasifikon dhe se si më bën… tani ne bashkisë ia vumë kufirin tek thana, se ku ia bën borxh tjetrit atëherë edhe ai do të verë kufirin tek thana. 10% të taksës së përgjithshme asnjë qindarkë më shumë nuk do mund të tatojë. Në qoftë se ligji është miratuar, është botuar për çdo mos korrektesë të tij në këtë qëllim ai do përgjigjet ligjërisht, ai dhe cilido dhe çdo takse- mbledhës  që do guxojë ju, tu kërkojë taksa në kundërshtim me këtë ligj do të bëhet përgjegjës para ligjit.”

Ky tregtar foli me kryeministrin Berisha për një tjetër problematikë. Ai thotë së bashkia e Tiranës ka betonizuar të gjithë hapësirën përreth tregut Çam.

Tregtar: “Për rrugën që është bërë këtu na u kërkua një investim i dhunshëm nga bashkia, nga kryetari Rama, kryetari i bashkisë dhe na tha do ua bëj tregu Çam me tabelë të bukur që të punoni gjithë ditën, gjithë natën me kushte kryevepër tha. Në momentin që sapo mori lekët nga ne na e rrethoi lagjen me blloqe që keni qenë koshient të gjithë  banorët, me blloqe, nuk hynte dhe nuk dilte asnjë lloj makine nga tregu. I shkuam në një takim zotit Rama ku unë kam qenë përfaqësues i biznesit dhe pasi na dëgjoi na ka thënë, më falni për edukatën dilni jashtë mos më çani ….”

Sali Berisha: “Ajo është edukata e origjinës së tij. Arroganca është tipari më i lig ndër më ligë të një zyrtari. Por të jeni të sigurt se do keni mbrojtjen totale të qeverisë, se rrugën do nuk e bëjmë me paratë tuaja, por rrugën do e bëjmë me paratë e shtetit.”

Kryeministri premtoi se do të bëjë gjithçka për të garantuar suksesin e biznesit të vogël, ulja e ndjeshme e nivelit të taksave i shërben këtij qëllimi. E mbi të gjitha kontribuoi në parandalimin e përfshirjes së vendit nga kriza financiare.

Kryeministri premtoi së do të financohet ndërtimi i tregut të ri si dhe do të sanksionohet me ligj ulja e ndjeshme e taksës së tabelës.

Sali Berisha: “Unë i kam kërkuar kryetarit tuaj të minibashkisë të ulet ju, të më bëni projektin ju mua dhe mbi bazë projekti zotëria ta sjelli në qeveri dhe do financojmë rindërtimin e tregut nga fillimi deri në fund si ta doni ju. …”/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi