Konfirmohen 4 raste të reja me gripin e derrit, duke bërë që numri i të prekurve në total nga ky virus të shkoj në 8 persona.  Nga përgjigjet e laboratorit  të  referencë në Rumani , rezulton se nga pesë persona të  prekur nga gripi i tipit A, 4 janë  prekur nga gripi pandemik. 

Mostrat e personave të prekur janë marrë në datat 22 dhe 23 korrik, 3 në poliklinikat e Tiranës , një në spitalin infektiv dhe një në spitalin e Lushnjes.  Sipas të dhënave nga laboratori i virologjisë 4 personat e infektuar janë të moshës 16- 21 vjeç . Të prekurit janë 3 meshkuj nga Tirana, të ardhur nga Londra e Rumania dhe një femër nga Lushnja.

 Që prej konfirmimit  të rastit të parë në vendin tonë , 293 persona dyshohet se janë të prekur nga gripi a h1n1, 8 prej të cilëve janë prekur nga gripi i tipit a, ndërsa do të jetë laboratori i referencës në Rumani që do të jap konfirmimin përfundimtar nëse janë prekur nga gripi pandemik, apo thjesht  kanë  kaluar gripin sezonal. /tvklan.al