Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin qeverinë dhe popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Misioni amerikan në OSBE, përmes një deklarate, thekson se qeveria e Shqipërisë ka meritë për progresin e mirëfilltë në shumë fronte në këto zgjedhje, dhe se qytetarët e Shqipërisë meritojnë lavdërime për pjesëmarrjen në numër të madh në votim...