Ditën kur Ministria e Brendshme ka deklaruar si të përfunduar afatin për aplikimin me kartat dhe pasaporta për shtetasit shqiptar pa pasaporte, te cilët duan te votojnë në zgjedhjet e 28 Qershorit, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka bere publike numrin e shtetasve shqiptare qe kane mundësinë te shprehin vullnetin e tyre te lire ne këtë dite.
Sipas statistikave me shume se 1 milion e 400 mije shtetas shqiptarë dhe pa pasaporte, kane aplikuar ne zyrat e gjendjes civile dhe nga këto 1 milion e 50 mije i kane tashme ne duar kartat dhe pasaportat biometrike.
Numri i shtetasve shqiptarë qe ende nuk i kane tërhequr letërnjoftimet elektronike është 3 qind e 50 mije.
Pyetjes se TV Klan se pse këta shtetas nuk i kane tërhequr ende kartat e identitetit ministri Nishani deklaroi se kjo është ne vullnetin e qytetareve.
Bujar Nishani: “Qeveria ka detyrimin e vënies në dispozicion të kapaciteteve dhe të kohës dhe të mundësisë për çdo qytetar. Vajtja është vetëm motivim dhe detyrë e çdo qytetari. Neve kemi marrë një sërë masash gjatë këtyre pesë muajve si në aspektin e aplikimit, pra vumë kapacitete në dispozicion që për këtë periudhë 5-mujore të mundësonte përgjigjen e kërkesave të 2.5 milion qytetarëve, natyrisht 1.4 milion u paraqitën.”
Nishani nuk ka pranuar te beje komente lidhur me disa dublime te konstatuara ne listat e zgjedhësve, duke deklaruar se lajme te tilla janë tendencioze dhe mbartin sfond politik.
Bujar Nishani: “Shpeshherë për mungesë informacioni diku apo për shkak të tendencës për të spekuluar politikisht diku tjetër keqinterpretohen edhe gabime të papërfillshme që mund të ekzistojnë në listat e votuesve. Ministria e Brendshme nuk ka bërë listat e zgjedhësve, as nuk ka futur dhe as nuk heq nga listat e zgjedhësve qytetarë. Ky është një detyrim ligjor dhe një procedurë që e kryen pushteti lokal. Çdo komunë dhe bashki e vendit është i vetmi institucion që ka hartuar apo mund të ndryshojë listë zgjedhësish.”
Procesi për aplikimin e shtetasve shqiptare ne shkalle republike do te vazhdoje te jete i hapur për çdokënd qe nuk ka ende një karte identiteti apo një pasaporte biometrike me te gjitha elementet e sigurisë.
Bujar Nishani: “Do ta keni ditën e hënë, do të keni të gjithë listën e shtetasve pa pasaportë që nuk janë paraqitur për të aplikuar. Do ta ketë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do ta kenë dhe të gjitha forcat politike të interesuara për këtë proces”./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani