Të pabindurit e Partisë Demokratike, grupi i deputetëve refermatorë, të rebeluar ndaj lidershipit aktual demokrat. Duke filluar nga sot nuk do kenë fatin e përfaqësimit të Partisë Demokratike në delegacionet ndërkombëtare. Për deputetët, Pollo, Xhaferrin, Vejsiu, Demi e ndonjë deputet tjetër demokrat, ky është hapi i fundit drejt përjashtimit të plotë nga PD-ja. Vendimin për heqjen e mandatit të Partisë Demoratike në nbledhjet e organizmave ndërkombëtare e ka marrë me shumicë votash këshilli kombëtar demokrat si dhe këta deputetë t’i zëvëndësojnë nëpër delegacione ndërkombëtare Topalli, Arbnori, Bano e Murrizi. Në fjalën e tij në këshill, lideri demokrat Berisha ka thënë se vrasësit dhe organizatorët e atentatit ndaj deputetit Hajdari nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit ligjor. Me ardhjen në pushtet Berisha u ka premtuar shqiptarëve rritje rrogash 50-60 % çdo vit. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e protestave popullore me kërkesën për zgjedhje të lira./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame