Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Maqedoni 2009

Maqedonia heq vizat me BE-në, Ademi: Regjimi me Shqipërinë do të jetë i njëjtë-(31 Korrik 2009)

Regjim të vizave mes Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk do të ketë as pas 1 janarit të vitit 2010, kur pritet liberalizimi i plotë i regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë nga ana e Bashkimit Evropian. Kështu sot kanë siguruar zëvendës kryeministri i Maqedonisë Abdylaqim Ademi dhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup Arben Çeku, pas...

Korrik 31, 2009

Qeveria maqedonase përshëndet zgjedhjet e Shqipërisë – (29 Qershor 2009)

Shqipëria dha shembull për rajonin dhe dëshmoi se ka merituar anëtarësimin në NATO. Këto janë vlerësimet e qeverisë së Maqedonisë dhe të subjekteve të këtushme Shqiptare për zgjedhjet e ditës së diel në Shqipëri. “Mendoj që këto janë në shembull i mirë se si duhet të organizohen zgjedhjet në të gjitha vendet e Ballkanit. Këto...

Qershor 29, 2009

Ambasadori i BE në Maqedoni apel Shkupit dhe Prishtinës, “Tejkaloni pengesat” – (3 Qershor 2009)

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere u ka bërë thirrje Prishtinës e Shkupit të tejkalojnë çështjet që pengojnë thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Fuere  u bëri thirrje të dyja vendeve të vendosin sa më shpejt marrëdhënie diplomatike mes tyre. Ervan Fuere: “Ne me të vërtetë shpresojmë që të dyja qeveritë do të bëjnë...

Qershor 3, 2009

Maqedonasit preferojnë bregdetin shqiptar për pushime – (2 Qershor 2009)

Numri i turistëve nga Maqedonia në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere pritet ta tejkalojë shifrën 300 mijë, që u shënua vitin e kaluar, paralajmërojnë operatorët turistik në Shkup. Sipas tyre fundi i majit dhe fillimi i qershorit do ta sjellë fluksin e parë të turistëve  nga Maqedonia. Bazuar në numrin e deritanishëm të prenotimeve, vërehet...

Qershor 2, 2009

Anulohet vizita e Sejdiut në Shkup, reagojnë partitë shqiptare në Maqedoni – (29 Maj 2009)

Anulimi i vizitës së presidentit kosovar Fatmir Sejdiu në Shkup nuk do të reflektohet negativisht në marrëdhëniet mes partnerëve të koalicioneve në qeverinë e Maqedonisë. Edhe përkundër paralajmërimeve se BDI në shenjë revolte nga dështimi i vizitës së Sejdiut mund ta lëshojë koalicionin qeveritar, kryetari i saj Ali Ahmeti u paraqit me tone qetësuese. Ali...

Maj 29, 2009

Maqedoni/ Shqiptarët kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes së Ohrit – (16 Maj 2009)

Tetë vite pas ndërpreu konfliktin e armatosur mes shqiptarëve dhe maqedonasve marrëveshja e Ohrit gjendet para sfidave të reja. Të pakënaqur nga zvarritja e implementimit të kësaj marrëveshje, gjithnjë e më të shpeshtë janë kërkesat e shqiptarëve për një marrëveshje të re me maqedonasit. Me kërkesë të këtillë është paraqitur edhe Partia Demokratike Shqiptare, njëra...

Maj 16, 2009

Kreu i BDI Ali Ahmeti, “Zgjedhja e Ivanov si president i Maqedonisë, e duhura” – (15 Maj 2009)

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shpreson që presidenti i ri i Maqedonisë George Ivanov nuk do të bëjë dallime mes qytetarëve në Maqedoni. Në fjalën tij, Ahmeti shprehu bindjen se Ivanov do të angazhohet edhe për komunitetin shqiptar. Ali Ahmeti: “Shumë hapur e tha që ai është president i të gjithë qytetarëve...

Maj 15, 2009

Zgjedhjet në Maqedoni, BE e vlerëson si çasti i së vërtetës – (22 Mars 2009)

Në më pak se një vit zgjedhjet legjislative të karakterizuara nga dhuna, zgjedhjet e sotme në Maqedoni konsiderohen si një test vendimtar për demokracinë e vendit dhe të ardhmen e tij europiane. Në fillim të marsit Kkomisioneri europian i Zgjerimit, Olli Rehn, i vlerësoi këto zgjedhje si “çasti i  të vërtetës” për Maqedoninë, që aspiron...

Mars 22, 2009

Zgjedhjet në Maqedoni/ Dalin rezultatet e para, Ivanov dhe BDI në avantazh – (22 Mars 2009)

Maqedonia ka votuar sot për zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale. Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19 dhe deri tani në bazë të votave të numëruara kandidati i partisë në pushtet VMRO-DPMNE George Ivanov është në avantazh. Kandidati i Unionit Social Demokrat Ljubomir Fërckovski është i dyti. Në bazë të rezultateve, kandidati shqiptar për...

Mars 22, 2009

Mbyllet procesi i votimeve në Maqedoni, priten rezultatet – (22 Mars 2009)

Maqedonia votoi sot në zgjedhjet presidenciale dhe lokale. Qendrat e votimit u hapën kryesisht në orën 7 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 19. Të drejtën e votës e kishin afro 1.800 votues. Procesi i votimit kryesisht ka shkuar i qetë pa incidente. Megjithatë për shkak të motit të keq dhe bllokimit të rrugëve...

Mars 22, 2009