Shqipëria dha shembull për rajonin dhe dëshmoi se ka merituar anëtarësimin në NATO. Këto janë vlerësimet e qeverisë së Maqedonisë dhe të subjekteve të këtushme Shqiptare për zgjedhjet e ditës së diel në Shqipëri.
“Mendoj që këto janë në shembull i mirë se si duhet të organizohen zgjedhjet në të gjitha vendet e Ballkanit. Këto zgjedhje do të ndikojnë jo vetëm në proceset demokratike në Shqipëri, por do të ndikojnë dhe në proceset e gjithë mëparshme në rajon.”
Partitë politike në mbarë Maqedoninë urojnë institucionet e shtetit shqiptar për organizmin e mirë të zgjedhjeve për të cilat vlerësojnë se do t’i shërbejnë si shembull edhe Maqedonisë.
Imer Selmani: “Mendoj se në fund të ditës fitues i këtyre zgjedhjeve parlamentare është Shqipëria evropiane, Shqipëria e civilizuar dhe demonstrimi i shqiptarëve se kanë vlera të larta demokratike dhe dinë të respektojnë procedurat dhe ligjet.”
Imer Aliu: “28 qershori ishte një ditë feste për Shqipërinë, një ditë kur Shqipëria, gjithë shqiptarët vërtetuan se jo rastësisht janë pjesë e NATO-s dhe jo rastësisht shumë shpejt do të bëhen pjesë e unionit evropian.”
“Dëshirojmë të urojë dhe të përshëndesim bashkëkombësit tanë në Shqipëri, institucionet e republikës së Shqipërisë për mënyrën se si organizuan një fushatë dinjitoze parazgjedhore, e cila kulminoi me një proces të pakontestueshëm zgjedhor. Konmform standardeve dhe pritjeve të komunitetit ndërkombëtar.”
Qeveria e Maqedonisë dhe subjektet shqiptare potencojnë se dhe në të ardhmen bashkëpunimi i tyre me shtetin shqiptar do të vazhdojë me të njëjtin intensitet pa marrë parasysh se kush do të jetë fituesi përfundimtar i zgjedhjeve.
Nga Shkup për tv Klan Isen Saliu./tvklan.al