Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shpreson që presidenti i ri i Maqedonisë George Ivanov nuk do të bëjë dallime mes qytetarëve në Maqedoni. Në fjalën tij, Ahmeti shprehu bindjen se Ivanov do të angazhohet edhe për komunitetin shqiptar.

Ali Ahmeti: “Shumë hapur e tha që ai është president i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë jo vetëm i njërit komunitet sepse përgjegjësinë për ta çuar vendin përpara duhet ta marrin të gjithë  dhe pa përkrahjen e të gjithëve edhe zoti Ivanov nuk mund të jetë si suksesshëm.”

Më herët, kreu i BDI-së tha se zgjedhja e Ivanovit si president i Maqedonisë ishte zgjedhja e duhur. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye për të kontestuar si më parë, figurën e presidentit të ri të Maqedonisë. Ivanov mori zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit më 12 maj pas fitores me rreth 450.000 vota./tvklan.al