Anulimi i vizitës së presidentit kosovar Fatmir Sejdiu në Shkup nuk do të reflektohet negativisht në marrëdhëniet mes partnerëve të koalicioneve në qeverinë e Maqedonisë. Edhe përkundër paralajmërimeve se BDI në shenjë revolte nga dështimi i vizitës së Sejdiut mund ta lëshojë koalicionin qeveritar, kryetari i saj Ali Ahmeti u paraqit me tone qetësuese.

Ali Ahmeti: “Unë nuk mendoj që as zoti Sejdiu as institucionet e Kosovës, por as ndonjë institucion tjetër mund të pajtohej që BDI ta braktisë koalicionin qeverisës në Maqedoni sepse nuk do të ishte në leverdi as të Kosovës, as të Maqedonisë dhe as më gjerë.”

Mirëpo me reagime të ashpra ndaj mos gatishmërisë së Shkupit për ta pritur me ceremoni zyrtare për ta pritur me ceremoni zyrtare presidentin e Kosovës janë paraqitur partitë shqiptare në opozitë.

PDSH vlerëson se kjo sjellje është pasojë e megamolanisë së pushtetit në Maqedoni, kurse Demokracia e Re paralajmëron se anulimi i vizitës së Sejdiut mund të reflektohet negativisht edhe në marrëdhëniet ndër etnike.

Imer Aliu: “Megamolania e qeverisë dhe me këtë edhe e këtij Ivanovit i tejkalon përmasat e shqiptarëve të Maqedonisë. Tashmë ky nënçmim ka marrë përmasa katastrofale. PDSH kërkon nga qeveria e Kosovës, presidenti i Kosovës, qeveria shqiptare, presidenti i Shqipërisë ta rishqyrtojnë qëndrimin dhe të përgjigjen me reciprocitet ndaj këtyre veprimeve megalomane dhe me këtë mënyrë të dalin në mbrojtje të identitetit të shqiptarëve.”

“Fatkeqësisht presidenti Ivanov edhe kësaj radhe … ndërtimin edhe e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, por edhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike në republikën e Maqedonisë.”

Njësoj si kabineti i presidentit Ivanov, sot edhe qeveria e Maqedonisë ka shprehur keqardhje që nuk u realizua vizita e paralajmëruar e presidentit të Kosovës. Në të njëjtën komunikatë rikujtoi se republika e Maqedonisë ishte vendi i parë që hasi në mirëkuptim për planin e Ahtisarit, për zgjidhjen finale të statusit të Kosovës.

Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu.”/tvklan.al