Sot paradite, Papa Françesku priti në audiencë një delegacion nga Bashkësia e Bektashinjve, me qendër në Shqipëri, kryesuar nga kryegjyshi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Në fjalën drejtuar atyre, Ati i Shenjtë vuri në dukje marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi, duke nënvizuar rëndësinë e tyre në kohën e sotme, plot luftëra e konflikte....