“Tragjedi për botën demokratike!”, kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Në postimin e tij në rrjetin social “X”, ai shkruan: Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur...