Juventusi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Milanit, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.
“Hakmarrje” e bardhezinjve, për humbjen në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, pak ditë më parë.
Në Torino, ishte një ndeshje shumë e luftuar, sidomos pjesa e parë, ku të dyja skuadrat ishin kërkuese, por nuk arritën të shënojnë.
Fraksioni i dytë foli vetëm për Juventusin, që gjeti rrugën e rrjetës dy herë. Mbangula zhbllokoi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa pesë minuta më vonë Ëeah dyfishoi shifrat.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Juventusin që merr një sukses tejet të rëndësishëm, pasi ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë. Në krahun tjetër, Milani vazhdon të vuajë, pasi mban vendin e tetë me 31 pikë të grumbulluara. /tvklan.al