Belgjika mundi 2-0 Rumaninë në sfidën e dytë në Grupin E, duke arritur fitoren e parë në Euro 2024, një përballje e transmetuar në TV Klan.
Një rezultat ky që barazon ekipet me pikë, nga 3 secili si asnjëherë tjetër në fazën e grupeve të Kampionatit Europian. Situata bën që çështja e kualifikimit të zgjidhet vetëm në takimet e fundit që do të luhen të mërkurën.
Sfida e belgëve nis që në minutën e dytë ku Tielemans realizoi duke shfytëzuar një pasim të Lukakut. Më pas, qendërsulmuesi belg u përpoq të shënonte vetë. Në të 63’ iu anulua një gol pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Rumunët patën mundësitë e tyre, por ishin belgët që shënuan sërish në minutën e 80’. Kapiteni De Bruyne përfitoi nga hapësirat në mbrojtjen. Në krye të Grupit E për arsye golavarazhi është Rumania.
Tv Klan