Franca është një nga pretendentet kryesore për trofeun e Euro 2024 dhe të gjithë kanë besimin tek trajneri Didier Deschamps. Nën drejtimin e tij Franca ka fituar Botërorin në 2018, Ligën e Kombeve në 2021 dhe në Botërorin e Katarit ishte në finale. Por tekniku ka ambicien në fitojë edhe europianin teksa ka qenë një herë në finale në 2016. Turneu i Gjermanisë mund të jetë mundësia e fundit për të dhe ai do të mbështetet plotësisht tek futbollistët më të mirë për këtë objektiv. Deschamps konsiderohet gjerësisht si një nga trajnerët më të mirë ndërkombëtarë.
Aftësia e tij është t’i bëjë bashkë talentet për të formuar një skuadër. Edhe pse që prej 2012 kur morri drejtimin ekipit të Francës ka patur ulje ngritje, Deschamps ka gëzuar gjithnjë mbështetjen e federatës dhe kjo u shpërblye me trofe suksese të mëdha. Nëse fiton edhe Europianin e Gjermanisë ai do të ketë përmbushur çdo arritje më Francën.
E ardhmja e tij mbetet e paqartë, por kontrata deri në 2026 tregon se ai dëshiron të vazhdojë të drejtojë këtë kombëtare të paktën edhe në garën e Ligës së Kombeve që do të nisë në Shtator. Kombëtarja e tij bën pjesë në grupin 2 të ligës A, bashkë me Italinë, Belgjikën dhe Izraelin, kundërshtarë këta që e bëjnë edhe më sfiduese garën. Por më parë, më këmbë në tokë dhe më shumë maturi duhet të luajë në Europian, fillimisht në ndeshjet e grupit, kundër Austrisë, Holandës dhe Polonisë.
Tv Klan