E pranishme në ndeshjen e së mërkurës mes Shqipërisë e Kroacisë, ndodhej edhe “tifozja më seksi” e Europës.
Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e Blerim Dzemailit ndodhej në Volksparkstadion për të mbështetur ekipin kuq e zi. Ajo shoqërohej nga djali i saj. Nënë e bir ishin veshur me ngjyrat kombëtare dhe mbanin plis në kokë.

Ata postuan edhe foto duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Erjona Sulejmani ka qenë e martuar me ish-futbollistin e Zvicrës, Blerim Dzemaili. Raporti i tyre nisi të ftohej në vitin 2017 e më pas bënë kërkesën për divorc. Dzemaili i kërkoi Erjonës që të ndalonte së përdoruri emrin e tij. Divorci i çiftit u finalizua në fillim të vitit 2018.

Por duket se Erjona nuk i ka të pakta shanset për të rigjetur dashurinë. Postimet e saj në rrjetet sociale janë plot komenye pozitive e komplimente të shumta. Aktualisht ajo punon si modele dhe ka 531.000 ndjekës në Instagram.


Në vitin 2016, GQ e quajti “tifozen më seksi të Europës”./tvklan.al