Lumbardh Salihu ka ardhur këtë herë te “Kampionët” në Tv Klan si ish-futbollist, bashkë me partneren e tij Kader Kicaj. Ai është tifoz i flaktë i Austrisë në Euro 2024, sigurisht pas “kuqezinjve”.


Teksa shprehu mbështetjen  e tij ndaj Kombëtares shqiptare, vlerësoi maksimalisht trajnerin e Austrisë Ralf Rangnick.

“Unë jam rrit në Austri, kështu që pas Shqipërisë preferoj që Austria të ketë sukses në Europian. Ka pasur kohët e fundit një sukses të hatashëm me trajnerin e ri që quhet ndryshe “profesor”. Ky ka qenë ai shkaktari që ndryshoi strategjinë. Ka bërë një zhvillim shumë të mrië dhe e ka merituar që të jetë pjesë e Europianit”, tha Salihu.

Kujtojmë se Austria humbi sfidën e sotme me Francën me një autogol. /tvklan.al