Portieri i kombëtares, Thomas Strakosha pati një performancë fantastike përgjatë ndeshjeve të Europianit duke u kujdesur që ekipet kundërshtare të mos i afroheshin portës.
Gjatë kampionatit, pamë që partneret e lojtarëve ndodheshin në stadium për të mbështetur ekipin por padyshim, edhe gjysmën e tyre të zemrës. Por bukuroshja që Strakosha e ka prezantuar si partneren e tij, Esther Adjoa Asiedu nuk është parë gjëkundi.
Ajo nuk ka postuar as në mbështetje të Strakoshës siç kanë bërë vajzat që s’kanë mundur të jenë të pranishme fizikisht. Ndërkohë është vënë re që çifti ka fshirë fotot me njëri-tjetrin në rrjetet sociale përkatëse.
Ata vazhdojnë të ndiqen ende, por ky vendim i papritur është i habitshëm. Shenja të tilla shpesh kanë treguar që bëhet fjalë për një krisje, por shpresojmë mos të jetë rasti./tvklan.al