Gazetari i Klan News Glend Tafaj së bashku me gazetarin dhe komentatorin Alban Xhihani kanë ndjekur nga afër stërvitjen e lojtarëve të kombëtares.

Në një lidhje direkte nga stadiumi Signal Iduna Park, Alban Xhihani theksoi numrin e lartë të tifozëve shqiptarë në ndeshjen ndaj Italisë, ku pritet të jenë mbi 75% e të pranishme tifozë kuqezi

Xhihani tha se në bisedat me kolegët e tij italian, axurrët kanë presion pasi në letër Kombëtarja Shqiptare cilësohet më e lehta dhe fitorja është gati detyrim. Në një grup të vështirë me Kroacinë dhe Spanjën, për italianët lënia e pikëve në ndeshjen e parë mund t’ i kushtojë axurrëve.

 Të 51 ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni falas në TV Klan.

 /TvKlan.al