Ka zgjatur rreth një orë fjala përshëndetëse e të pranishmëve në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Shfaqja ajrore nisi më herët nga ç’ishte parashikuar në program, në orën 11:23. Në qiell u panë fillimisht 2 avionë Euro-fighter F-2000 (prodhohen në vende europiane) të cilët u ngritën nga baza ajrore italiane e Avianos dhe ndaluan më pas për të testuar pistën e bazës së Kuçovës.
11:58 – Në fluturim u panë dy F-16 të nisur nga baza ushtarake e NATO-s në Itali. Ato u ulën për herë të parë në Kuçovë, në këtë ditë të rëndësishme. Njëri prej këtyre avionëve bëri disa manovra para uljes në pistë.
12:11 – Mbyllet ceremonia me manovrat e dy helikopterëve “Black Hawk” të Flotës Ajrore shqiptare. Këto të fundit janë mjetet më të sofistikuara të vendit tonë.
Në bazë janë dislokuar edhe avionët F-35 (prodhim amerikan) si dhe dronë luftarakë. Këto mjete ajrore përdoren gjerësisht edhe nga vendet fqinj. Ndërkohë më herët është bërë një provë me dronët “Bayraktar”.
Kjo ngjarje me rëndësi vjen në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Baza e Kuçovës deri më sot ka shërbyer për stërvitjen e pilotëve tanë, ndërsa tashmë ka një funksion më të gjerë, në shërbim të misioneve të NATO-s.
/tvklan.al