Eurodeputetetja Doris Pack deklaron nga Pogradeci se Shqipëria është në rrugë të mbarë. Një fakt që përfaqësuesja e delegacionit Europian për marrëdhëniet e vendeve të Europës juglindore e lidh me ecurinë e vendit tonë drejt BE. Gjatë një interviste për Tv Klan, Pak nuk ka harruar as procesin zgjedhor të inkurajojë forcat politike të garantojnë një proces të qetë.
Doris Pack: “Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe shpresoj që të zhvilloni zgjedhje të qeta.”
Por Pak komentoi dhe atë që e cilëson entuziazmi shqiptar për Europën. Pavarësisht ftohtësisë që ofron Bashkimi Europian në këtë drejtim eurodeputetja fton të mos dorëzohemi.
Doris Pack: “Jam e kënaqur si europarlametare që shikoj gjithë këtë entuziazëm dhe këtë dashuri të madhe të shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe nga ana tjetër ndjej keqardhje që vendet e BE nuk tregojnë të njëjtin entuziazëm. Ne si vende të BE-së i kemi arritur qëllimet tona dhe kjo me sa duket bën që njerëzit të jenë të drobitur dhe jo entuziast. Megjithatë ju duhet ta mbani lart këtë entuziazëm sepse nuk do të jetë e largët dita e realizimit të synimeve tuaja.”
Komentet e saj eurodeputetja Pack, shquar si njohëse e mire e situatës politike në Shqipëri i bëri në Pogradec, e ftuar së bashku me eurodepuetin Svoboda nga kryetari i bashkisë së qytetit për të marrë pjesë në çeljen e sezonit turistik. Këtu Svoboda e Pak u nderuan dhe me titullin “Mirënjohja e qytetit” në një ceremoni ku ishte i pranishëm dhe ambasadori gjerman në Tiranë./tvklan.al