Menada Zaimi: “Zoti ambasador po mbushet rreth 1 vit nga hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave. Deri në muajin korrik janë parashikuar të paktën 4 negociata teknike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe më pas do duhet që këshilli i ministrave të marrë një vendim. Si i parashikoni zhvillimet në këtë drejtim për Shqipërinë, duke patur parasysh edhe ecurinë e ritmit të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare?
Berndt Borchardt: “Më 1 janar 2008, mes BE-së dhe shteteve të ndryshme të Ballkanit Perëndimorë përfshirë këtu edhe Shqipërinë, kanë hyrë në fuqi marrëveshjet përkatëse për lehtësimin e vizave. Kjo marrëveshje ka qenë një sukses, në ambasadën time p.sh numri i vizave më afatgjatë dhe me shumë hyrje është pothuajse trefishuar e krahasuar kësaj thuajse 40% e aplikantëve e marrin vizën gratis, hapi i ardhshëm është diskutimi rreth heqjes së vizave. Komisioni i Bashkimit Europian është duke diskutuar me vende të veçanta të Ballkanit Perëndimorë se si mund të arrihet kjo. Në fund të vitit 2008 u paraqitën raportet e para të cilët gjithashtu tregojnë se cilat janë kushtet që duhen plotësuar nga vendet përkatëse. Javët e ardhshme do të mbërrijë edhe në Shqipëri një mision i BE-së për të bërë shumë pyetje edhe kritikë që kanë realizuar nga ky raport. Ne jemi të vetëdijshëm që heqja e vizave është një çështje me rëndësi qendrore për njerëzit në Ballkanin Perëndimor dhe unë mund ta kuptoj shumë mirë këtë interes. Në fund të fundit i gjithë rajoni po ecën në rrugën drejt Europës dhe opinioni publik e veçanërisht të rinjtë këtu duan dhe duhet ta njohin dhe kuptojnë më mirë Europën dhe jetën në Europë, por më parë duhen përmbushur kushtet, pikërisht këtu këmbëngulin njerëzit në BE”.
Menada Zaimi: Zoti ambasador, ju folët për detyrime konkrete të qeverisë shqiptare në këtë funksion. A mund të na i specifikoni ju lutem, se cilat janë detyrimet që duhet të përmbushë qeveria shqiptare në procesin e liberalizimit të vizave?
Berndt Borchardt: “Janë çështje kryesisht të natyrës teknike, bëhet fjalë fillimisht për pasaportat biometrike, por dhe çështje që lidhen me luftën kundër krimit, drogës, trafiqeve të paligjshme pasi për çfarë vlejnë pasaportat nëse ato në fund falsifikohen”.
Menada Zaimi: “A mendoni se është koha që Shqipëria të aplikojë për statusin e vendit kandidat brenda presidencës çeke, nëse jo pse?
Berndt Borchardt: “Gjermani mbështet vendimet e samitit të Selanikut në vitin 2003 konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga BE. E ardhmja e shteteve të Ballkanit perëndimorë është në BE, por unë kam lexuar me shumë kujdes edhe progres raportin e muajit nëntor 2008 për Shqipërinë, një pikë e tematizuar e këtij raporti janë deficitet në reforma dhe zbatim i pa mjaftueshëm i tyre. Këtë e kanë theksuar qartë ambasadorët e BE-së në një pozicion të tyrin të përbashkët. BE-ja ka nënvizuar vazhdimisht faktin që reforma dhe zbatimi i tyre janë një parakusht qendrorë për integrimin e Ballkanit perëndimor në BE. Mungesa e reformave apo moszbatimi i tyre për të cilat tashmë është marrë vendimi janë një argument i fortë i të gjithë atyre që janë skeptik përkundrejt zgjerimit. Me rëndësi qendrore mbetet fakti që çdo reformë e implementuar rreth së cilës unë mund të raportoj në Gjermani është një argument i fortë kundër skeptikëve të zgjerimit, të cilët i gjen kudo në BE. Çështja e kërkesave të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit perëndimor është aktuale. Prioritare për ne është që BE të vërë rregull në shtëpinë e vet do të thotë që të ratifikohet traktati i Lisbonës. Me këto do të krijoheshin bazat për një zgjerim të mëtejshëm, ndaj ne rekomandojmë në të gjithë rajonin të tregohet durim me kërkesat e tjera për anëtarësim. Krahas kësaj për Shqipërinë do të ishte mirë që përpara kërkesës për anëtarësim të mund të flisnim për zgjedhje sipas standardeve europiane në qershor të këtij viti dhe më pas për një progres raport pozitiv të komisionit tetor te 2009-s. Kjo do të përputhej me referendumin në Irlandë për traktatin e Lisbonës dhe le të shpresojmë dhe me një klimë ekonomike më inkurajuese gjë që do ta bënte më të lehtë debatin për zgjerimin në BE…”./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi
Operator: Enver Shehu, Klevis ÇakaMontazh: Denis Merdani